Kërko për të marrë sugjerimet

Kushtet e Përgjithshme për Blerje në Rrugë Elektronike

Hapësira e zbatimit. Hyrja në Faqe.

Ky dokument përbën një marrëveshje të lidhur midis Celular.al, e regjistruar pranë QKR, me seli në adresën: Tirane Tirane TIRANE Njesia Bashkiake nr.7, Rruga Konferenca e Pezes, Pallati 160/1/2, dhe klientëve përkatës, e cila parashikon Kushtet e Përgjithshme të blerjes nga këta të fundit në rrugë elektronike të produkteve të Celular.al nëpërmjet faqes së internetit https://celular.al (në vijim referuar si “Kushtet e Përgjithshme”).

Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit www.celular.al, Ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme. Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit të Celular.al, qoftë nëse produktet dorëzohen në adresën e përcaktuar nga Klienti, qoftë nëse ato tërhiqen në dyqane.

Në rast ndryshimi të Kushteve të Pergjithshme, ndryshimet përkatëse do të publikohen në këtë faqe interneti. Në rast ndryshimesh, ato nuk do të kenë fuqi prapavepruese. Për produkte apo oferta të veçanta që kanë kushte shtesë, do të publikohen me rastin e ofrimit të tyre në www.celular.al.

Celular.al nuk mban përgjegjësi nese gjate navigimit ne kete faqe interneti mund te shkarkohen materiale te padeshirueshme apo te pakonfirmuara nga Klienti. Gjithashtu, Celular.al nuk eshte pergjegjes per probleme qe mund te lindin per shkak te mungeses se antivirusit, firewall-it apo browser te pa perditesuar ne kompjuterin e vizitorit gjate hyrjes ne faqen e Celular.al. Klienti merr vetë përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të kryer blerje elektronike. Celular.al mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.

Procedura e kryerjes së blerjes/porosisë në rrugë elektronike.

Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar. Pasi Klienti zgjedh produktin që dëshiron të porosisë, klikon “Porosit Tani” dhe plotëson të dhëant si ”Emër Mbiemër”, “Numur Telefoni” dhe “Adresa”. Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij. Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, dhe çmimin e tij.

Celular.al nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të Celular.al apo për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të kryera në faqen e Celular.al përkatësisht.

Produktet dhe Çmimi.

Duke vizituar faqen www.celular.al, Ju si klient do të informoheni në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në këtë faqe. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit.

Celular.al nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë pasaktësie apo mospërputhje në ilustrimin e produktit.

Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, Celular.al do t’ia njoftojë gabimin Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.

Konfirmimi i Porosisë dhe Kostos së Transportit.

Pas përfundimit të blerjes së produktit (-eve) në rrugë elektronike, Celular.al i konfirmon Klientit menjëherë marrjen e porosisë. Përveç kësaj, Klienti do të marrë një telefonate, e cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë.

Porosia e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga Celular.al. Transporti është FALAS.

Mënyrat e Kryerjes së Pagesës

Klienti mund të kryejë pagesën me:

  • Pagesë me para në dorë kur merr porosinë.
  • Pagesë në llogarinë bankare.
  • Kartë bankare debiti ose krediti (e çdo lloji).

Vini Re: Celular.al përdor programe kompjuterike të miratuara nga Visa International dhe MasterCard Worldwide me standartet më të fundit të sigurisë (128-bit SSL). Gjatë kryerjes së pagesës, Klienti lidhet automatikisht me serverin e pagesave, pjesë e sistemit të kontrollit të qendrës së përpunimit të të dhënave të bankës. Të dhënat bankare të Klientit, të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit, nuk kalojnë nëpërmjet sistemeve elektronike të Celular.al dhe nuk ruhen në sistemet elektronike të Celular.al.

Dorëzimi i Produkteve

Dorëzimi i produkteve do të kryhet brenda 24-48 orësh nga dita e konfirmimit të porosisë nga Celular.al. Në rast mungese apo vonese, Ju do të njoftoheni nga Celular.al për shtyrjen e afatit të dorëzimit. Dorëzimi i produkteve mund të kryhet vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Celular.al, nëpërmjet transportuesit, do të dorëzojë produktet e porositura në adresën e caktuar nga Klienti, në pikën më të afërt të aksesueshëm nga mjeti i transportit.

Klienti merr përsipër të marrë në dorëzim produktet në emër të tij apo të personit në emër të të cilit është kryer porosia, në adresën e caktuar prej tij gjatë kryerjes së porosisë. Gjatë dorëzimit, Klienti ose personi i autorizuar, duhet të provojë identitetin e tij, dhe konfirmimin e porosisë së dërguar i cili përmban numrin e porosisë, si dhe autorizimin në rast tërheqje nga një person i tretë.

Me nënshkrimin e aktit të marrjes në dorëzim pa asnjë vërejtje, dhe me pranimin e produkteve, Klienti pranon se produktet i janë dorëzuar në gjendje të mirë.

Anullimi i Porosisë.

Klienti ka të drejtë të anullojë porosinë e tij, në rast mospërmbushje nga Celular.al të kushteve të dorëzimit të parashikuar në Pikën më sipër, duke njoftuar me email në adresën info@celular.al ose në numrin e telefonit të shërbimit: +355672040221.

Kërkesa për anullim do të merret parasysh nga Celular.al vetëm nëse përgatitja, dërgimi apo dorëzimi i produkteve të porositura nuk ka ndodhur sipas kushteve të përshkruara në këto Kushte.

Ndërrimi i Produkteve.

Në zbatim të Ligjit 9902, “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, Klienti ka të drejtë të ndërrojë produktin në rast mosfunksionimi pa penalizim, brenda nje afati prej 7 ditësh kalendarike nga data e dorëzimit të produkteve të porositura.

Produkti duhet të kthehet në adresën e përcaktuar nga Celular.al, me paketimin dhe ambalazhimin e tij, të mos jetë përdorur dhe tё shoqërohet me të gjithë aksesorët, udhëzimet e përdorimit, dokumentat që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike. Nëse Produkti nuk dorëzohet i tillë në mënyrën e përshkruar në këtë pikë, nuk do të pranohet nga Celular.al.

Privatësia. Të drejtat e autorit

Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe Celular.al është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.

Kjo faqe interneti është faqja zyrtare e Celular.al. Të gjitha elementet e përdorura në këtë faqe, duke përfshirë elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta. Klienti ka të drejtë ta përdorë këtë faqe vetëm për përdorimin e tij personal dhe çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë faqe është i ndaluar.

Servisi i produkteve në garanci

Shërbimet pas-shitjes do të ofrohen për te gjitha produktet brenda garancisë. Ky shërbim do të bëhet vetëm në servisin e autorizuar të Celular.al (nr. tel: +355672040227).

Shërbimi I Klientit

Nëse keni pyetje, ankesa ose vërejtje rreth këtyre Kushteve të Përgjithshme ose blerjes tuaj në rrugë elektronike në faqen e internetit të Celular.al, ju lutemi të na kontaktoni në adresën: ose me e-mail: info@celular.al ose në: +355672040227.