Kërko për të marrë sugjerimet

Pyetjet më të shpeshta

Pyetja Pse të zgjedhësh Celular.al?
Përgjigjja

Celular.al është destinacioni juaj i besuar për teknologjinë më të fundit mobile në Shqipëri. Me një përkushtim të fortë ndaj cilësisë, shërbimit ndaj klientit dhe çmimeve konkurruese, ne ofrojmë:

  • Një gamë të gjerë smartphone-ësh, aksesorë, pajisje smart dhe shërbime teknike.
  • Produkte origjinale dhe të certifikuara.
  • Çmime konkurruese dhe oferta të rregullta.
  • Transport dhe dorëzim të shpejtë.
  • Garanci dhe asistencë teknike profesionale
Pyetja Çfarë garancie ofroni?
Përgjigjja

Tek Celular.al, çdo pajisje që blini vjen me garanci të plotë, në varësi të kategorisë së produktit:

  • Për telefona të rinj në kuti ofrojmë të njëjtën garanci zyrtare si furnitorët Apple apo Samsung – deri në 2 vite garanci Zyrtare.
  • Për produkte Vitrinë ofrojmë 6 muaj garanci.

Celular.al ofron mundësinë për të zgjatur periudhën e garancisë shtesë, në momentin e blerjes së produktit.

Pyetja A mund të blej me këste dhe si funksionon?
Përgjigjja

Po. Blerja me këste është e mundur dhe e shpejtë. Për të përfituar, duhet të jeni të paktën 1 muaj në marrëdhënie pune.

Ka dy mënyra për të blerë me këste:

  • Me kartat BKT Prima – me 0% interes. Blerja bëhet në dyqan përmes POS-it.
  • Me IuteCredit – vetëm me kartë identiteti. Aplikimi mund të bëhet online ose në dyqan.
Pyetja A janë produktet që shisni origjinale?
Përgjigjja

Po. Të gjitha produktet janë 100% origjinale dhe vijnë nga furnitorë të certifikuar. Shesim produkte të reja në kuti dhe pajisje Vitrine, të testuara dhe të garantuara.

Pyetja A mund të ndërroj ose kthej një produkt?
Përgjigjja

Po. Produktet mund të ndërrohen brenda 7 ditëve nga dita e blerjes nëse:

  • Nuk janë përdorur.
  • Janë në gjendje perfekte me paketimin original.
  • Paraqitet Garancia.
Pyetja A ofroni transport në shtëpi?
Përgjigjja

Po. Ofrojmë transport në gjithë Shqipërinë për të gjitha porositë online. Në Tiranë, dorëzimi bëhet brenda ditës.

Pyetja A ofroni shërbime teknike dhe servis?
Përgjigjja

Po. Servisi ynë është ndër më të specializuarit në vend dhe përdor teknologji moderne për riparime. Ofron:

  • Kontrroll dhe diagnostifikimi Falas
  • Ndërrim Ekrani, Bateri, Kamer etj..
  • Riparim bordi, kamer, Face ID dhe më shumë
  • Çdo shërbim që ofrojmë në servis realizohet brenda 60 minutave.
  • Pjesë origjinale dhe garanci për shërbimin.
Pyetja A bëni vlerësim telefoni?
Përgjigjja

Po. Ne vlerësojmë telefonin tuaj aktual dhe ju mund të shtoni vetëm diferencën për të marrë një telefon të ri.
Kjo procedurë kryhet vetëm në dyqanet fizike të Celular.al ose pranë servisit tonë.

Për një vlerësim të përafërt përpara se të na vizitoni, mund të shikoni kategorinë 'Lër të vjetrin, merr të riun' në faqen tonë zyrtare www.celular.al.

Pyetja Çfarë përfitimesh kam si klient?
Përgjigjja
  • Pikë besnikërie që mund të përdoren për ulje në blerjen tjetër.
  • Dhurata dhe aksesorë falas me çdo telefon.
  • Kujdes teknik falas për 2 vite.
  • Oferta të personalizuara për klientët ekzistues.
Pyetja A mund ta hap paketimin përpara pagesës?
Përgjigjja

Po, mund ta merrni porosinë në dorë dhe ta kontrolloni përpara se të paguani. Të gjitha pakot janë të mbështjella me kujdes dhe të sigurta.

Çdo dërgesë është e gjurmueshme, për t’ju informuar në çdo moment mbi statusin e porosisë tuaj.

Pyetja Si mund të paguaj për porosinë?
Përgjigjja

Mund të paguani:

  • Me para në dorë në momentin e dorëzimit.
  • Me kartë bankare në dyqan.
  • Me këste përmes BKT Prima ose IuteCredit.
  • Me transfertë bankare për porositë të personalizuara.
Pyetja Si të jem i informuar për ofertat më të fundit?
Përgjigjja

Për të qenë i informuar për ofertat më të fundit, mund të na ndiqni në rrjetet tona sociale:

Instagram, Facebook dhe TikTok: @celular.al

Gjithashtu, në çdo moment mund të vizitoni faqen tonë zyrtare www.celular.al ku do të gjeni të gjitha ofertat aktive dhe të bëni porosinë tuaj online në mënyrë shumë të thjeshtë dhe të shpejtë.

Pyetja A janë të sigurta të dhënat e mia?
Përgjigjja

Po. Të gjitha të dhënat që na ofroni gjatë blerjes apo komunikimit ruhen me përkushtim dhe nuk ndahen me palë të treta. Përdoren vetëm për përpunimin e porosisë dhe për komunikim zyrtar nga Celular.al.

Pyetja Si mund të kontaktoj?
Përgjigjja

Na kontaktoni për çdo pyetje, porosi ose ndihmë në:

Produktet më cilësore

Garanci për çdo produkt

Ofertat më të mira!

Për çdo telefon: Aksesorë dhuratë!

Shërbim teknik

Hapur nga e hëna në të shtunë
në orën 8:30 - 18:30